Një banesë në fshatin Zhulat, në qarkun e Gjirokastrës, u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm.
Nuk ka pasur njeri brenda shtëpisë në momentin e zjarrit, duke evituar kështu tragjedi njerëzore.
Shërbimet zjarrfikëse kanë reaguar menjëherë për të ndaluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në banesat përreth.
Dëmet materiale janë raportuar si pasojë e kësaj ngjarjeje.





