Opinionisti Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje që në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm nuk pati asnjë simbol të shtetit të Kosovës.
Ai e quajti të turpshme që ata po garojnë për t’i fituar zgjedhjet e një shteti të cilit nuk ia shfaqin simbolet. ‘Shih ti, i zhvillojnë forumet më të larta të partisë pa asnjë flamur apo simbol të shtetit që i paguan e ku hanë bukë.
Në cilin shtet po garoni në zgjedhje?’, shkroi Shenolli në Facebook. ‘Të cilit shtet po i gëzoni privilegje në institucione?
Respektojeni shtetin dhe qytetarin e Kosovës, si vepër e parë themelore për me qenë në gjendje me bë diçka më shumë pastaj.
Turp të keni!
Asnjë votë s’e meritoni me këto sjellje’.
