Bebe Rexha dhe Faithless në vendin e dytë në renditjen globale të këngëve më të dëgjuara në radio

World Airplay Radio Monitor ka publikuar së fundmi renditjen javore të këngëve më të dëgjuara në radio, duke sjellë edhe një herë në fokus hitet që po dominojnë transmetimet në mbarë botën në skenën dance.

Sipas listës së publikuar në ‘WARM – Global Dance Radio Chart’, kënga e re ‘New Religion’ e këngëtares shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, në bashkëpunim me Faithless, është renditur aktualisht në vendin e dytë si një nga këngët më të transmetuara të javës në radio.

Ky sukses vjen në një periudhë kur Bebe Rexha është shumë e angazhuar me promovime dhe paraqitje mediale, teksa po përgatitet për publikimin e albumit të saj të ri ‘Dirty Blonde’. ‘New Religion’ është kënga që udhëheq këtë projekt dhe po shihet si një prej materialeve më të forta të kësaj faze të re të artistes.


- Advertisement -

Albumi ‘Dirty Blonde’ pritet të publikohet i plotë më 12 qershor, ndërsa do të jetë albumi i katërt në karrierën e Bebe Rexhës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *