Njësia për Kontroll të Autostradave ndalon gara ilegale të shpejtësisë në Kosovë

Njësia për Kontroll të Autostradave ka raportuar se ka ndaluar tri raste të gara ilegale të shpejtësisë me automjete.

Autoritetet kanë shqiptuar gjoba për pjesëmarrje në gara ilegale, për vazhdim të masës mbrojtëse, tejkalim të shpejtësisë dhe drejtim të automjetit pa e fituar të drejtën për drejtimin e atij lloji të mjetit.

Gjatë vikendit janë sekuestruar katër automjete të dyshuara për modifikim në sistemin e tërheqjes, që do të dërgohen në kontroll teknik të jashtëzakonshëm.


- Advertisement -

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të kontribuojnë në sigurinë e trafikut rrugor duke bashkëpunuar në parandalimin e garave ilegale dhe raportuar informacione relevante në polici.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *