Pas ngjarjes së tronditshme në Shqipëri, gazetari Martin Marku ka rreveleuar informacione të reja rreth drejtuesit të automjetit të përfshirë.
Ai ka identifikuar drejtuesin si Nikoll Radaçi, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit dhe ka treguar sjellje të rrezikshme më herët në rrugë.
Marku e ka cilësuar atë si ‘kamikaz’ për mënyrën e tij të drejtimit të automjetit.
Ngjarja e trishtë solli humbjen e dy fëmijëve, Kles Nikolli 9 vjeç dhe Enea Muçaj 12 vjeç, ndërsa një fëmijë tjetër 8-vjeçar u plagos, por ndodhet jashtë rrezikut për jetë.





