Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka informuar qytetarët për një dukuri alarmante, ku ata marrin mesazhe të rreme për bllokimin e xhirollogarive bankare.
Kjo situatë paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë financiare të qytetarëve.
Autorët e këtyre mashtrimeve kërkojnë të dhëna personale dhe bankare për qasje të paligjshme në llogaritë bankare të viktimave. Është e rëndësishme që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos ndjekin urdhrat e tilla të rreme.





