Incidenti: E mitura 5-vjeçare rrëzohet nga karrigia në Pogradec

Një e mitur 5 vjeç është rrëzuar nga karrigia në banesën e saj.

E mitura është dërguar menjëherë në spital nga familjarët.

Pas ndihmës së parë mjekësore, 5 vjeçarja është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.


- Advertisement -

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 28.04.2026, në spitalin e Pogradecit, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një 5-vjeçare, banuese në Pogradec.

Sipas deklarimeve të familjarëve, vajza është rrëzuar aksidentalisht nga një karrige, në banesë.

Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Pogradecit, ajo u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *