Sot ka filluar zyrtarisht garimi i vajzave në edicionin e dytë të Ligës së Shkollave në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe institucionet përkatëse të sportit shkollor.
Pas suksesit të parë, Federata e Futbollit të Kosovës ka zgjeruar projektin me futbollin e vajzave për të rritur përfshirjen e tyre në sportin shkollor, duke krijuar mundësi të barabarta për talentet e reja.
Aktiviteti është në përputhje me strategjinë e FFK-së për barazinë gjinore në futboll.
Urojmë suksese për ekipet pjesëmarrëse në këtë edicion të ri të garave!





