Projekti praktik në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan: Instalimi i gypave të ujësjellësit dhe bojlerit për furnizim me ujë të ngrohtë

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan është realizuar projekti praktik.

Sipas njoftimit zyrtar, ky projekt përfshiu instalimin e gypave të rrjetit të ujësjellësit dhe montimin e bojlerit për furnizim me ujë të ngrohtë në objektin e administratës së qendrës.

Gjatë punës, të miturit instaluan gypat e ujësjellësit sipas standardeve teknike dhe realizuan montimin e bojlerit për furnizim me ujë të ngrohtë.


- Advertisement -

Aktiviteti u zhvillua në grup, nën mbikëqyrjen e instruktorit, duke respektuar rregullat e sigurisë dhe teknikat e përfituara gjatë trajnimit. ‘Përmes këtij angazhimi, ata kanë forcuar njohuritë teknike, kanë zhvilluar aftësi bashkëpunimi dhe organizimi në grup, si dhe kanë rritur përgjegjësinë në respektimin e standardeve të sigurisë.

Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm në formimin profesional të të miturve, duke i përgatitur ata për tregun e punës dhe për sfidat që i presin në të ardhmen’, thuhet në njoftim.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *