Vazhdimi i filmit të njohur ‘The Devil Wears Prada 2’ ka marrë reagime shumë pozitive pas shfaqjes së parë për mediat në SHBA, duke u cilësuar si një nga titujt më premtues të sezonit.
Filmi rikthen kastin origjinal me Meryl Streep, Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci, ndërsa në ekip i bashkohen edhe emra të rinj si Kenneth Branagh, Simone Ashley, Lucy Liu, Justin Theroux dhe B.
J.
Novak.
Regjinë e mban sërish David Frankel, ndërsa skenari është realizuar nga Aline Brosh McKenna, duke rikthyer ekipin krijues të filmit të parë.
Kritikët e parë e kanë përshkruar filmin si argëtues dhe shumë të suksesshëm, duke theksuar se ruan stilin e origjinalit, por sjell edhe një energji të re moderne.
Në rrjetet sociale, shumë reagime e kanë quajtur një vazhdim që ‘ia ka vlejtur pritja’.
Sipas informacioneve të para, personazhi i Anne Hathaway rikthehet në Runway në një rol më të lartë si redaktore, duke vazhduar historinë e saj nga filmi i parë ‘The Devil Wears Prada’, i cili pati sukses të madh global.
Ndërkohë, Meryl Streep ka treguar se xhirimet në New York kanë qenë intensive dhe të shoqëruara me interes të madh nga publiku dhe mediat.
