Arrestohet person i dyshuar për posedim të narkotikëve në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për arrestimin e një personi të dyshuar për posedim të narkotikëve.

Sipas raportit policor, gjatë një kontrolli në automjetin e tij, u zbuluan dhe u konfiskuan 92.7 gramë marihuanë, 1.3 gramë kokainë si dhe një telefon.

I dyshuari, një mashkull kosovar, është dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit kompetent.


- Advertisement -

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë mbrëmjen e datës 28 prill 2026, rreth orës 20:15.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *