Sllobodan Radenkoviq është dënuar me 2 vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë për sulmin ndaj KFOR-it në veri në maj të 2023-tës.
Veprat për të cilat ai u ngarkua përfshijnë “Sulm ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje” dhe “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër pene dhe huliganizëm”, njofton Klankosova.tv.
Vendimi u kumtua nga gjykatësja Medie Bytyqi.
Akuzuari ka pranuar fajësinë për aktin.





