Ndërhyrja kirurgjikale suksesshme për largimin e plumbit të mbetur në mushkëri, pacienti 28-vjeçar shërohet me sukses

Një ndërhyrje kirurgjikale e suksesshme është realizuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendra Klinike Universitare të Kosovës, ku një pacient 28-vjeçar është trajtuar me sukses pas një dëmtimi të rëndë që kishte pësuar muaj më parë.

Pacienti mbante një plumb të mbetur në lobin e poshtëm të mushkërisë së majtë për rreth 10 muaj.

Në njoftimin e QKUK-së thuhet se ndërhyrja është kryer me sukses përmes një metodë minimale invazive, duke ruajtur funksionin e mushkërisë dhe duke shmangur çdo ndërlikim të mundshëm.


- Advertisement -

Pacienti gjendet tani në gjendje të mirë shëndetësore dhe po rikuperohet pas operacionit.

Ky rast tregon avancimin e shërbimeve shëndetësore në vend dhe përkushtimin e stafit mjekësor për trajtimin me teknika moderne.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *