Policia e Kosovës ka arrestuar në Suharekë tre personave të dyshuar lidhur me veprat “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.
Sipas raportit, dje janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit kanë rezistuar arrestimit dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.
Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.





