Audienca u alarmua pasi në Ferma VIP u dëgjuan ulërima, të bërtitura dhe momente paniku.
Moderatorja Arbana Osmani bëri të ditur se qenushi i fermës, Stormi, nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Produksioni ndërhyri duke e dërguar qenin te veterineri, ndërsa më vonë u konfirmua se ai tashmë ndodhet në gjendje të mirë.
Stormi kishte pësuar intoksikim si pasojë e kequshqyerjes, duke çuar në një vendim të rëndësishëm.
Qeni nuk do të qëndrojë më brenda fermës, por u rikthye për t’u përshëndetur me banorët.





