Erdogan propozon ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Pas sulmeve të fundit në disa shkolla të Turqisë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka propozuar ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët e moshs nën 15 vjeç.

Ai tha se kjo gjë po diskutohet në Parlamentin e Turqisë dhe sipas tij, do të mbushë një boshllëk shumë të rëndësishëm. ‘Unë besoj se amendamenti që kufizon përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 15 vjeç, i cili aktualisht po diskutohet në Parlamentin tonë, do të mbushë një boshllëk shumë të rëndësishëm.’ ‘Në periudhën e ardhshme, ne do të prezantojmë detyrime për verifikimin e identitetit dhe ndarjen e informacionit në platformat e rrjeteve sociale,’ tha ai.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *