Pas sulmeve të fundit në disa shkolla të Turqisë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka sugjeruar ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët e moshs nën 15 vjeç.
Ai theksoi se ky propozim po diskutohet në Parlamentin turk dhe ai beson se do të mbushë një boshllëk shumë të rëndësishëm. ‘Unë besoj se amendamenti që kufizon përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 15 vjeç, i cili aktualisht po diskutohet në Parlamentin tonë, do të mbushë një boshllëk shumë të rëndësishëm,’ deklaroi presidenti turk.
Ai gjithashtu shtoi se në të ardhmen do të paraqiten detyrime për verifikimin e identitetit dhe për ndarjen e informacionit në platformat e rrjeteve sociale.
