Përpjekjet e partive politike për zgjedhjen e presidentit të ri në Kosovë kanë përfunduar pa sukses, duke e sjellë vendin në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare.
Takimet e kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk kanë sjellë marrëveshje, ndërsa Bedri Hamza i PDK-së ka refuzuar të marrë pjesë në takime, duke e konsideruar të papërshtatshme ftesën e LVV-së.
Kosova do të përballet me zgjedhje të reja nëse nuk ka një zgjidhje deri më 28 prill.
Por, sipas profesorit Ditar Kabashi, në politikë, edhe një ditë mund të jetë shumë.





