Në Kosovë pritet që ditën e martë të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të përcjella me rrufe.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale nga 11 në 15°C.
Po ashtu, era pritet të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-12m/s.





