Një 48-vjeçar nga fshati Mushtisht i Suharekës ka ndërruar jetë sot, pasi u dërgua pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.
Mjeku kujdestar dyshon se vdekja e tij ka ndodhur si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga ushqimi.
Policia ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML, ndërsa ngjarja aktualisht është nën hetim.




