8 të dyshuar në Mitrovicë për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Nga një muaj paraburgim u është caktuar 8-të dyshuarve për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në rajonin e Mitrovicës.

Vendimi u mor sot nga Gjykata Themelore e Mitrovicës – degës në Skenderaj dhe Vushtrri.

Gjashtë prej të dyshuarve u dërguan në paraburgim me vendim të Degës së Gjykatës në Vushtrri, ndërsa dy të tjerë me vendim të Degës së Gjykatës në Skenderaj, thuhet në dy njoftimet e publikuara nga Gjykata e Mitrovicës.


- Advertisement -

Seanca gjyqësore është mbajtur sot, transmeton Klankosova.tv.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *