Studioja amerikane Paramount ka konfirmuar në eventin CinemaCon në Las Vegas se është duke u përgatitur filmi ‘Top Gun 3’, në të cilin Tom Cruise do të luajë përsëri rolin kryesor.
Producenti Jerry Bruckheimer gjithashtu është i përfshirë në projekt, pas suksesit të madh të ‘Top Gun: Maverick’ nga viti 2022.
Vazhdimi i serialit u njoftua në vitin 2024 me një skenar të nënshkruar nga Ehren Kruger, një nga autorët e filmit ‘Top Gun: Maverick’. ‘Top Gun: Maverick’, me regji nga Joseph Kosinski, arriti sukses global duke fituar rreth 1.5 miliardë dollarë, në kinema gjatë rimëkëmbjes së industrisë së filmit pas pandemisë së koronavirusit.
Tom Cruise ripërsërit rolin e pilotit Pete ‘Maverick’ Mitchell në një mision të rrezikshëm, duke u lidhur me personazhin e Bradley ‘Rooster’ Bradshaw, të luajtur nga Miles Teller.
Kastin e ‘Maverick’ e plotësojnë aktorë si Glen Powell, Lewis Pullman, Monica Barbaro, Danny Ramirez, Jay Ellis, Greg Tarzan Davis, Manny Jacinto, Jennifer Connelly, Jon Hamm, Charles Parnell, Ed Harris, dhe Bashir Salahuddin.
