Një betonjerkë në rrugën Pejë – Prishtinë, ka pësuar telashe teknike, kësisoj duke shkaktuar rrjedhje betoni në rrugë dhe duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve.
Në pamjet e siguruara, shihet se si betoni është përhapur në një pjesë të korsisë, ndërsa disa qytetarë kanë reaguar duke pastruar sipërfaqen para se materiali të ngurtësohej.
Shoferi i betonjerkës është detyruar të ndalojë mjetin për të identifikuar dhe rregulluar problemet e shkaktuar.





