Në një postim në Instagram, organizatorët e Sunny Hill Festival njoftuan se dyshja nga kolektivi Keinemusik do të jetë pjesë e edicionit të këtij viti, që mbahet në datat 31 korrik dhe 1–2 gusht 2026.
Adam Port dhe Rampa janë disa nga emrat e njohur të skenës elektronike që do të performojnë në festival.
Sunny Hill Festival është gati të tregojë se është destinacioni i duhur për dashamirësit e muzikës elektronike.





