Në një vendim të marre në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar partinë politike “Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale”, një iniciativë qytetare e udhëhequr nga Sali Salihu.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Zyra ka komunikuar me palët për ndryshime të nevojshme.
Iniciativa ka aplikuar ndryshimet dhe ka dorëzuar materialet zyrtarisht.
Kjo parti tashmë është pjesë e skenës politike në Kosovë.





