BQK Mirëpritet Ngrohtësisht në Takimet Pranverore 2026 të FMN dhe BB

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, me delegacionin e tij, në kuadër të pjesëmarrjes në Takimet Pranverore 2026 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), u mirëprit ngrohtësisht në Zyrën e Asistencës Teknike të Departamentit të Thesarit të ShBA-së nga drejtorët Ed Roche si dhe Rachel Irmen, përgjegjës për zhvillimin e tregut të kapitalit, si dhe për fushën e PPP/LPPFT, me bashkëpunëtorë.

Takimi riafirmoi partneritetin e fortë ndërmjet këtij institucioni dhe Departamentit të Thesarit të ShBA-së, si në kuadër të projektit aktual, ashtu edhe në mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me rëndësi strategjike, sipas Planit Strategjik, siç janë lufta kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes (PP/FT/FP) dhe zhvillimi i infrastrukturës për tregun e kapitalit.

Ismaili shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Thesarit të ShBA-së ndaj BQK-së dhe vlerësoi lart rolin e Departamentit të Thesarit për fuqizimin e funksioneve kryesore të BQK-së.


- Advertisement -

Delegacioni i BQK-së informoi ekipin e Thesarit mbi zhvillimet kryesore në avancimin e kornizës ligjore dhe masat e marra për të avancuar integritetin e sistemit financiar.

Ismaili riafirmoi angazhimin e BQK-së për të avancuar partneritetin e ngushtë me Thesarin e ShBA-së në fusha me interes strategjik të përbashkët.

Drejtuesit e Zyrës së Asistencës Teknike të Thesarit Amerikan konfirmuan gatishmërinë e tyre për të zgjeruar bashkëpunimin në kuadër të programit të ri të asistencës teknike në fushën kundër PP/FT/FP, si dhe për të eksploruar një projekt të mundshëm për avancimin e infrastrukturës teknike për zhvillimin e tregut të kapitalit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *