Dy persona janë arrestuar ditën e djeshme në Lipjan nën dyshimin për përfshirje në vrasje të rëndë që ka ndodhur më 5 gusht të 2022-tës.
Ata dyshohen edhe për vepra tjera penale si ‘Dhënia e ndihmës kryesit pas kryerjes së vepres penale’, ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve’ si dhe ‘Falsifikim i dokumenteve’.
Gjatë bastisjes janë gjetur dy pistoleta, dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe substancave narkotike.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për hetim.





