Aksident trafiku në Bershanc të Suharekës: Nëntëvjeçari i plagosur në gjendje të rëndë

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në Bershanc të Suharekës, mes një veture dhe një çiklisti të mitur.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda ka pësuar një nëntëvjeçar i cili është dërguar në QKUK për trajtim.

Fëmija aktualisht ndodhet në Mjekim Intensiv.


- Advertisement -

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës, Naser Syla. “Fëmija i lindur 2017, gjendje e rëndë, politraumë, pas ekzaminimeve të kryera në Qendrën Emergjente, është dërguar në sallën operative të QE-së nga ekipet kujdestare të Neurokirurgjisë dhe Anestezionit.

Pas trajtimit është transferuar në Mjekësinë Intensive për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Syla.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *