Ylli i filmit ‘The Hunger Games’, Ethan Jamieson, arrestohet për sulmin me armë në SHBA

Ylli i filmit ‘The Hunger Games’, Ethan Jamieson (27 vjeç), është arrestuar pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt tre personave në qytetin Raleigh, në ShBA.

Sipas dokumenteve gjyqësore, Jamieson u arrestua më 8 prill për një incident që kishte ndodhur më 22 mars në orët e mbrëmjes.

Policia kishte marrë një njoftim për të shtëna rreth orës 21:52 dhe pasi mbërriti në vendngjarje, gjeti një person që raportoi se një individ i panjohur me biçikletë elektrike kishte qëlluar në drejtim të makinës së tyre në lëvizje.


- Advertisement -

Në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë.

Gjatë hetimeve, autoritetet identifikuan Jamieson si personin që kishte qëlluar drejt automjetit, duke rrezikuar jetën e tre burrave.

Ai akuzohet për tre vepra penale të sulmit me armë vdekjeprurëse me qëllim vrasjeje.

Sipas raportimeve, në incident është përdorur një pistoletë gjysmë-automatike e kalibrit 9 mm.

Një ditë pas arrestimit, më 9 prill, gjykata refuzoi kërkesën e tij për lirim me kusht.

Seanca e radhës gjyqësore është caktuar për 30 prill, ku pritet të shqyrtohet vijimi i procesit.

Kjo nuk është hera e parë që Jamieson përballet me ligjin.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *