Milani dhe Juventusi kanë shfaqur interes për sulmuesin e Manchester United, Benjamin Sesko, duke monitoruar nga afër situatën e tij te klubi anglez.
Sipas gazetarit Alessandro Jacobone, të dy klubet italiane kanë kontaktuar përfaqësuesit e futbollistit slloven për të shqyrtuar mundësinë e një transferimi, kushtet financiare dhe strukturën e mundshme të marrëveshjes.
Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur negociata konkrete.
Një largim i mundshëm gjatë afatit kalimtar të janarit konsiderohet pak i mundshëm, ndërsa vera e ardhshme shihet si periudha më reale për një lëvizje të tillë.
Edhe burime pranë Sesko thuhet se po e minimizojnë mundësinë e largimit të tij të parakohshëm nga “Old Trafford”.
Manchester Unitedi e transferoi sulmuesin nga Leipzigu për rreth 80 milionë euro.
Sezonin e kaluar, 21-vjeçari realizoi 11 gola në 30 paraqitje në Ligën Premier, katër prej të cilëve pasi ishte inkuadruar nga banka rezervë.

