Besimi i qytetarëve zviceranë në përgatitjen për krizë: Studimi i fundit

0
3
- Advertisement -

Vetëm 42% e qytetarëve zviceranë besojnë se vendi i tyre është i përgatitur mirë për të përballuar krizave të mundshme në të ardhmen.

Këtë e tregon një studim i publikuar nga Fondacioni Risiko-Dialog, i cili nxjerr në pah shqetësimet e popullsisë për sigurinë dhe gatishmërinë e Zvicrës për situata emergjente.

Në anketën ku morën pjesë 1.878 persona të moshës 16 deri në 79 vjeç, rreziku më i madh konsiderohen fatkeqësitë natyrore, për të cilat shqetësohen 59% e të anketuarve.

Pas tyre renditen sulmet kibernetike dhe ndërprerjet e mëdha të sistemeve informatike me 58%, ndërsa 55% shprehin shqetësim për konfliktet gjeopolitike që mund të kenë pasoja për Zvicrën.

Gjithashtu, 40% e qytetarëve druajnë nga një krizë ekonomike, ndërsa 36% shqetësohen për ndërprerjet e furnizimit me produkte dhe mallra të nevojshme.

Studimi tregon se edhe përgatitja e familjeve për situata emergjente mbetet e pamjaftueshme.

- Advertisement -

Rreth 66% e familjeve kanë një kuti me barna në shtëpi, ndërsa 59% kanë rezerva të produkteve higjienike për një javë.

Megjithatë, vetëm rreth një e treta kanë siguruar ushqim dhe ujë të mjaftueshëm për shtatë ditë, ndërsa vetëm 14% kanë diskutuar paraprakisht me familjarët se si duhet të veprojnë në rast krize.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here