Taylor Swift në CMA Awards 2026: Një Pamje e Paharrueshme me Fustanin e Verdhe

0
2
- Advertisement -

Taylor Swift u bë një nga emrat më të komentuar në tapetin e kuq të CMA Awards 2026, duke mahnitur të pranishmit me një fustan të verdhë kanarine nga shtëpia e modës Oscar de la Renta.

Këngëtarja 36-vjeçare zgjodhi një krijim pa rripa, me një pjesë të sipërme të strukturuar dhe një fund voluminoz në stilin e fustaneve të ballos.

Ngjyra e fortë e verdhë dhe prerja dramatike i dhanë veshjes një pamje të veçantë, duke e bërë atë një nga zgjedhjet më të spikatura të mbrëmjes.

Ajo e kompletoi kombinimin me taka të arta nga Jimmy Choo dhe bizhuteri nga Lorraine Schwartz.

Mes tyre veçoheshin një palë vathë me diamante prej 55 karatësh dhe një unazë të personalizuar.

Sa i përket bukurisë, Taylor mbeti besnike ndaj stilit të saj karakteristik, me flokët e lëshuara dhe buzëkuqin e kuq, i cili është bërë një element i pandashëm i imazhit të saj.

- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here