Një lajm i fundit nga gazetari korrespodent i Klan Kosovës, Urall Boshnjaku, tregon se billbordi me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin u tentua të largohej në Mitrovicë, por ende mbetet i vendosur në qytet.
Në emisionin ‘Kosova Today’, Boshnjaku bëri të ditur se ky billbord nuk u largua dhe vazhdon të mbetet stoik në qytetin e Mitrovicës, sipas transmetimit të Klankosova.tv.





