Punëtorët e ‘Prishtina Parkingut’, kanë protestuar për herë të tretë radhazi para zyreve të kësaj ndërmarrjeje, duke kërkuar rritjen e pagës, pagesën e shujtës dhe të sigurimit shëndetësor.
Kërkesat e tyre përfshijnë gjithashtu shlyerjen e borxhit për muajin shtator dhe pagesën e kontributit të sindikatës.
Nëse kërkesat nuk plotësohen, punëtorët kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme, tha Safet Zuka, anëtar i kryesisë së punëtorëve të ‘Prishtina Parkingut’.





