Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, është përfshirë në një hetim të gjerë për drogë në Stamboll, i cili ka goditur disa figura të njohura publike dhe biznesmenë.
Operacioni ka përfshirë figura të njohura të sportit, biznesit dhe showbiz-it.
Ndër të arrestuarit janë ish-presidenti i Besiktas JK, Fikret Orman, dhe ish-presidenti i Galatasaray SK, Burak Elmas.
Gjithashtu, urdhër ndalimi është lëshuar për biznesmenët Hakan Sabanci dhe Kerim Sabanci, modelen Didem Soydan, moderatoren Guzide Duran si dhe disa persona të tjerë.





