Miratimi i Buxhetit për 2027: Kritikët theksojnë mungesën e Investimeve

0
12
- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë buxhetin për vitin 2027, i cili arrin vlerën prej 4.27 miliardë eurosh.

Ky buxhet, sipas qeverisë, ka si qëllim rritjen e mirëqenies së qytetarëve, forcimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin ekonomik të vendit, duke ruajtur stabilitetin fiskal.

Megjithatë, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke e krahasuar atë me investimet e bëra gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit.

Ajo theksoi se, ndonëse buxheti i tanishëm është shumë më i madh, investimet konkrete mungojnë. “Problem nuk është vetëm sa para ka buxheti.

Atëherë ka pasur më pak, por ka pasur më shumë investime.

Sot ke shumë më shumë, ke zero investime”, deklaroi Musliu-Shoshi.

- Advertisement -

Ajo nënvizoi se qytetarët nuk jetojnë nga shifrat dhe premtimet, por nga rezultatet konkrete të qeverisjes. “Duhet të dëshmohet jo vetëm me numra, por me projekte konkrete të realizuara.

Qytetarët nuk jetojnë nga shifrat e premtimeve, por nga rezultatet konkrete të qeverisjes.

Personalisht, do të doja të shihja një shtet të zhvilluar, ku t’i rris fëmijët dhe të plakem vetë, por kjo nuk po ndodh”, u shpreh ajo.

Gjatë fjalimit të saj, Musliu-Shoshi prezantoi disa nga projektet dhe arritjet që, sipas saj, janë realizuar gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit, e cila zgjati gjashtë vjet e 11 muaj.

Ajo përmendi ndërtimin e autostradave dhe rrugëve lokale e rajonale, ndërtimin dhe renovimin e dhjetëra shkollave, rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe investimet në shëndetësi dhe infrastrukturë arsimore.

Ndër arritjet e përmendura ishin edhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës, hyrja në fuqi e Kushtetutës, themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, sigurimi i 108 njohjeve ndërkombëtare, anëtarësimi në FMN dhe Bankën Botërore, si dhe opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për deklaratën e pavarësisë.

Musliu-Shoshi gjithashtu përmendi pritjen në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë si një moment të rëndësishëm të përfaqësimit ndërkombëtar të Kosovës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here