Gjatë një bisede me Shqiponjën, Edita, banorja e Big Brother VIP Kosova 5, ka ndarë me ne periudhën e vështirë që kaloi pas ndarjes nga ish-bashkëshorti.
Ajo tregoi se përjetoi një gjendje të rënduar emocionale dhe depresion.
Pas ndarjes, Edita u izolua për tre muaj në dhomën e saj, pa pasur dëshirë as të kujdesej për veten.
Familjarët e saj ia dërgonin ushqimin në dhomë. “Paramendo, me qenë tradhtia ma e vogla, llogarite tash… S’muj me fol, por që jam shumë ma mirë psiqikisht, pasi e kam kalu depresionin.
Kur jam nda, s’jom dalë tri muj prej dhomës hiç.
Veç jom hi jom la, as mu la s’kom deshtë.
Në dhomë ma kanë pru bukën”, rrëfeu ajo.
Ajo theksoi se personi që i dha forcë për të vazhduar përpara ishte djali i saj, Akili, të cilin e konsideron arsye vendimtare për të mos u dorëzuar. “Për Akilin, djalin, jam çu.
Ma ka shpëtu jetën.
Nëse s’kish qenë Akili, sigurt s’kisha jetu”, u shpreh ajo.
Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv

