Hungaria Pranoni Hapjen e Negociatave për Anëtarësimin e Ukrainës në BE

0
1
- Advertisement -

Hungaria pritet të heqë veton për hapjen e dy grupeve të fundit të negociatave të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Vendimi do të formalizohet gjatë një takimi të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Sinjali për këtë ndryshim qëndrimi u dha nga András Bíró-Nagy, Sekretari i Shtetit të Hungarisë për Çështjet e BE-së në Zyrën e Kryeministrit, gjatë një diskutimi mbi zgjerimin, përpara mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të mbajtur të enjten në Bruksel.

Budapesti ka bllokuar prej kohësh procesin e anëtarësimit të Ukrainës në BE, duke kundërshtuar hapjen e grupeve negociuese.

Kjo veto ka penguar gjithashtu edhe përparimin e Moldavisë drejt anëtarësimit, pasi proceset e të dy vendeve mbeten të lidhura.

Ndryshimi i qëndrimit të Hungarisë nisi pas ardhjes në pushtet të Péter Magyar, i cili mposhti Viktor Orbán pas 16 vitesh në krye të qeverisë.

- Advertisement -
- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here