KEDS-i ka njoftuar konsumatorët se ekipet e tij janë në terren për të sanuar plotësisht problemet dhe për të rikthyer furnizimin e plotë me energji elektrike.
Në një njoftim në Facebook, KEDS-i ka theksuar zonat më të prekura nga këto probleme, që përfshijnë Prishtinën, Gjakovën, Dragashin, Prizrenin, Suharekën, Kamenicën, Gjilanin, Kaçanikun, Lipjanin, Shtimen, Drenasin, Obiliqin, Fushë-Kosovën, Podujevën dhe Ferizajn.
Përkundër erërave të fuqishme, ku zonat më të prekura kanë qenë Prishtina, Gjakova, Dragashi, Prizreni, Suhareka, Kamenica, Gjilani, Kaçaniku, Lipjani, Shtime, Drenasi, Obiliqi, Fushë Kosova, Podujeva dhe Ferizaj, brenda tri orëve të para pas qetësimit të motit, ekipet tona kanë arritur të normalizojnë furnizimin me energji elektrike për rreth 80% të konsumatorëve të prekur.
Ndërkohë, janë lokalizuar problemet me shtylla dhe përçues në pothuajse të gjitha pikat e rrjetit shpërndarës ku janë evidentuar dëmtime.
Ekipet po vazhdojnë angazhimin në terren për sanimin e plotë të problemeve dhe normalizimin e furnizimit me energji elektrike.
Faleminderit për durimin dhe bashkëpunimin!
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

