Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, ka shprehur admirimin e tij të thellë për legjendën e Real Madridit, Karim Benzema, duke theksuar se sheh shumë ngjashmëri mes stilit të tyre të lojës.
Në një intervistë për mediumin Foot Mercato, Kane e ka vlerësuar lart fituesin e Topit të Artë për vitin 2022, duke theksuar inteligjencën e tij në fushën e lojës dhe aftësinë për të kontribuar në ndërtimin e aksioneve, pa e humbur instinktin për të shënuar gola. “Karim është një lojtar i jashtëzakonshëm.
Gjithmonë kam qenë një admirues i madh i tij”, ka thënë Kane.
Sulmuesi anglez, tani 38 vjeç, e përshkruan Benzeman si një lojtar që ka aftësinë të tërhiqet në mesfushë dhe të luajë pothuajse si një numër 10, duke diktuar ritmin e lojës, ndërkohë që e njeh momentin e duhur për të hyrë në zonën kundërshtare.
Kane pranon se edhe ai vetë shpesh përdor këtë stil loje, duke dalë nga pozita e sulmuesit për të ndihmuar në ndërtimin e aksioneve dhe për të krijuar hapësira për bashkëlojtarët. “Ne kemi disa dallime sa i përket karakteristikave fizike.
Por, kur flasim për inteligjencën futbollistike, aftësinë për të gjetur hapësirat e duhura dhe dëshirën për t’i ndihmuar bashkëlojtarët, shoh qartë shumë ngjashmëri në lojën tonë”, ka shpjeguar ylli i Bayern Munichut.
Benzema, i cili fitoi Topin e Artë në vitin 2022, ka shënuar 354 gola në 648 paraqitje zyrtare me fanellën e Real Madridit gjatë periudhës 2009-2023.

