Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka shprehur kritika ndaj mungesës së gomave për veturat e Policisë së Kosovës, duke e konsideruar të papranueshme që një institucion, i cili kërkon nga qytetarët zbatimin e ligjit, të mos ketë kushtet e nevojshme për përmbushjen e detyrave të tij.
Ibishi theksoi se Policia duhet të jetë e përgatitur për sezonin dimëror, para se t’u kërkojë qytetarëve që t’i respektojnë rregullat për pajisjen e automjeteve. “Është e paqëndrueshme të deklarohet se ka rezerva, kur furnizimi me pajisjet e nevojshme duhet të planifikohet me kohë”, theksoi ai. “Policia duhet të kërkojë nga qytetarët zbatimin e ligjit për kalimin nga sezoni veror në atë dimëror, por kur vetë Policia nuk i ka kushtet e nevojshme, atëherë bie në kundërshtim me zbatimin e ligjit.
Sezoni nuk pret.
Gjërat duhet të rregullohen me kohë dhe Policia duhet të jetë vetë e gatshme, para se t’u kërkojë qytetarëve zbatimin e rregullave”, shtoi Ibishi.
Ai gjithashtu bëri thirrje që institucionet të bashkëpunojnë për të shmangur mungesat e tilla, të cilat mund të ndikojnë negativisht në funksionimin, mbrojtjen dhe reagimin e Policisë në raste nevoje.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

