Rregulli i Pozicionit Jashtë Loje i Wengerit Nuk Do të Pranohet

0
2
- Advertisement -

Ideja e Arsene Wenger për ndryshimin e rregullit të pozicionit jashtë loje do të braktiset pas testimit në garat e të rinjve dhe në Ligën Premier të Kanadasë.

Trajneri legjendar dhe kreu i departamentit të zhvillimit global të futbollit të FIFA-s, Wenger, propozi që një lojtar të konsiderohet në pozicion jashtë loje vetëm nëse ndodhet përpara mbrojtësit të fundit me të gjitha pjesët e trupit që lejohen të luajnë me topin, siç janë këmbët, koka dhe torzoja (gjoksi, barku dhe shpina).

Qëllimi i këtij propozimi ishte eliminimi i situatave ku golat anulohen për shkak të pozicioneve jashtë loje në shkallë milimetrike. “Le të themi se një futbollist është në pozicion jashtë loje me hundën e tij.

Kjo është arsyeja pse goli anulohet, sepse mund të shënosh një gol me hundën tënde.

Ajo që do të bëja është se nuk është më pozicion jashtë loje nëse ndonjë pjesë e trupit me të cilën mund të shënosh një gol është në përputhje me mbrojtësin e fundit, edhe nëse pjesët e tjera të trupit të sulmuesit janë më afër portës,” shpjegoi Wenger më 2020.

Rregulli i ri është testuar në disa mjedise vitet e fundit, së pari në garat e të rinjve dhe më pas në futbollin profesional, në ligën e parë të Kanadasë.

- Advertisement -

Sipas një raporti të parë, rezultatet nuk ishin ato që pritej.

Një analizë e 108 ndeshjeve tregoi se ekipet i tërhoqën linjat e tyre mbrojtëse me një mesatare prej një deri në tre metra, ndërsa numri i golave të shënuar u rrit shumë pak.

Numri i pozicioneve jashtë loje të sinjalizuara u ul me 54 përqind, por vetëm 13 gola u shënuan nga pozicione që do të ishin të paligjshme sipas rregullave aktuale.

Në këtë kontekst, IFAB duhet të rekomandojë refuzimin formal të iniciativës. “Konsensusi ishte i qartë: ky rregull nuk po funksionon.

Linjat mbrojtëse kanë rënë shumë, numri i golave nuk është rritur ndjeshëm dhe disa nga golat janë dukur të çuditshëm.

Ka qenë frustruese edhe për lojtarët, kështu që nuk është rruga e duhur,” ka thënë një përfaqësues i komiteteve të IFAB.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here