Vazhdimi i Seancës në Kuvendin e Kosovës për Ligjin e Dhomave të Specializuara

0
14
- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka shprehur pritshmëritë për vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës, ku mbetet për t’u votuar Ligji për Dhomat e Specializuara.

Lushtaku theksoi se ende nuk ka një njoftim zyrtar për vazhdimin e seancës, por sipas marrëveshjes së mëhershme mes deputetëve, ajo pritet të zhvillohet nesër, në orën 09:00 ose 10:00, varësisht nga dakordimi për orarin.

Ai theksoi se PDK-ja ka si prioritet që fillimisht të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara, dhe më pas të procedohet me një iniciativë të re ligjore për ndryshime, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë. “Ne kemi një njoftim zyrtar për seancën e rregullt, ndërsa për vazhdimin e seancës ende nuk kemi ndonjë informacion, por me atë që jemi dakorduar më herët, vazhdimi i seancës do të ndodhë dhe besojmë që ajo do të ndodhë nesër në ora 09:00 ose 10:00, në çfarëdo ore që dakordojmë ne si deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Prandaj, besoj që në bazë të dakordimit që kemi pasur, ne do të vazhdojmë që të votojmë Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe pastaj, sigurisht, pas këtij votimi do të procedojmë me nismën e re ligjore për ndryshimin, duke pasur një bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, përkatësisht me Bashkimin Evropian dhe me të tjerët ndërkombëtarë që do të na ndihmojnë në forcimin e ligjit, forcimin e drejtësisë dhe që do t’i shërbejë mbrojtjes së vërtetë historike dhe mbrojtjes së çlirimtarëve,” ka deklaruar Lushtaku.

Përsa i përket pyetjes nëse PDK-ja ka mbështetje nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë ligj, Lushtaku është shprehur se, bazuar në marrëveshjet e deritanishme, ata kanë garanci se do të ketë mbështetje, ashtu siç ndodhi edhe në votimin e kaluar. “Me atë sa jemi marrë vesh deri më tani, po, kemi garanci, sikur ka ndodhur edhe herën e kaluar që është votuar Ligji për Dhomat e Specializuara,” ka thënë Lushtaku.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here