Arsenali duket se ka gjetur zgjidhjen për problemet në krahun e majtë të sulmit me Antonio Nusën, i cili tashmë ka shprehur gatishmërinë për t’u bashkuar me “Topçinjtë” në një transferim gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas raportimeve, skuadra e Mikel Artetas është e gatshme të bëjë një ofertë të rëndësishme për Nusën këtë dimër, me sulmuesin anësor të RB Leipzig që tashmë ka dhënë miratimin e tij për “Topçinjtë”.
Arsenali thuhet se ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e norvegjezit dhe është i gatshëm të paguajë mbi 60 milionë funte (72 milionë euro) për të siguruar shërbimet e Nusës.
Sipas Dean Jones dhe mediumit TEAMTalk, “Topçinjtë” pritet ta shohin Nusën t’u bashkohet skuadrës në janar.
Megjithatë, propozimi i tyre për transferim prej 75 milionë eurosh, që do ta bënte Nusën transferimin më të shtrenjtë norvegjez në historinë e futbollit, është 5 milionë euro më pak se çmimi i kërkuar nga RB Leipzig. 21-vjeçari ka regjistruar 14 kontribute për gola – gjashtë gola dhe tetë asistime në 15 ndeshje për skuadrën e Bundesligës këtë sezon dhe mund të zgjidhë problemet e Arsenalit në krahun e majtë. “Topçinjtë”, të cilët larguan Gabriel Martinellin dhe Leandro Trossardin gjatë verës së këtij viti, e shohin Nusën si një zgjidhje afatgjatë për sfidat e tyre në këtë pozicion.
Aktualisht, nënshkrimi i ri Christos Tzolis dhe Eberechi Eze janë duke alternuar në pozicionin e Artetas, por vetëm 5 milionë euro ndajnë spanjollin nga e ardhmja e krahut të majtë të Emirates.

