Besi nga Big Brother VIP Kosova do të bëhet prind për herë të parë

Written by

in

Një histori emocionuese ka prekur publikun e Big Brother VIP Kosova.

Ish-banori i edicionit të dytë, Besi, dhe bashkëshortja e tij pritet të bëhen prindër për herë të parë.

Ky lajm i gëzueshëm vjen pas shumë tentativash të çiftit për të pasur një fëmijë.

Edhe vetë Besi, gjatë rrëfimit të tij në shtëpinë e BBVK-së, kishte treguar se ata kishin hasur vështirësi në këtë rrugëtim.

Asokohe, produksioni u kishte ofruar mundësinë për trajtim në një klinikë, në mënyrë që t’i ndihmonte në realizimin e ëndrrës së tyre për t’u bërë prindër.

Duke folur për këtë lajm të shumëpritur, Besi u shpreh: “Është një emocion shumë i veçantë dhe një gëzim kaq i madh që e kam pritur për një kohë të gjatë.

Prej momentit që e kam marrë vesh këtë lajm, jam duke u ndier gjithë kohën falënderues.” Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *