Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se më 17 nëntor 2026 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa lokalitete të rajonit të Pejës dhe Gjakovës.
Siç thuhet në njoftim, këto ndërprerje do të realizohen për shkak të punimeve në projekte investive, si dhe për intervenime të nevojshme për sigurinë dhe mirëmbajtjen e sistemit elektroenergjetik.
Në rajonin e Pejës, ndërprerja do të prekë disa fshatra të Istogut.
Nga ora 10:00 deri në 14:30 do të ndërpritet dalja 10 kV Rakoshi, e cila vjen nga NS 110/10 kV Istogu.
Fshatrat që do të mbesin pa energji elektrike janë: Zhakovë, Rakosh, Cërkolez, Sinë, Mojstir, Shushicë, Uçë dhe Suriganë.
Arsyeja e kësaj ndërprerjeje është ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

Leave a Reply