Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar mbrëmë në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Francës, ku zhvilloi një diskutim me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe atij për Çështje Evropiane.
Gjatë fjalës së tij hyrëse, kryeministri Kurti theksoi përparimin demokratik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Republikës së Kosovës.
Ai gjithashtu vuri në pah rolin e rëndësishëm që luan Franca në përmirësimin e së ardhmes evropiane të vendit, si dhe në fushat e sigurisë dhe zhvillimit ekonomik.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




