Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se kjo parti do të mbështesë ndryshimet e propozuara për ligjin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Kadrijaj ka theksuar se Aleanca nuk është konsultuar mbi arsyet e tërheqjes së ligjit. “Ne po presim, ju e dini që na e kemi përkrah.
Edhe pse Aleanca nuk e ka votuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe kemi qenë kundër, ne kemi dalë në krahë.
Në momentin që është proklamuar një ligj për disa ndryshime, ne e kemi mbështetur atë në tërësi.
Edhe pse nuk jemi konsultuar për tërheqjen e ligjit dhe nuk i dimë arsyet, ne prapë do ta përkrahim,” ka thënë ajo në T7.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




