Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me deklaratat e ministrit Nenad Rashiq, duke ngritur pikëpyetje për arsyen e mosshkarkimit të tij nga detyra.
Sadiku ka kritikuar, siç e quan ai, tolerimin e këtyre deklaratave antishtetërore, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet e Kosovës. “Pse nuk po shkarkohet Rashiqi pas këtyre deklaratave?
Kosova ka ‘zot shtëpie’ thoshin.
Ku është tash ai zot shtëpie, kur një ministër serb bën deklarata antishtetërore dhe flet kundër interesave të Kosovës?”, ka thënë Sadiku.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




