temp image 858 temp image 858

Arbëresha Kryeziu-Hyseni Komenton Për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit Nenad Rashiq në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ajo ka theksuar se, megjithëse Rashiqi është ministër i qeverisë ‘Kurti’, ai nuk e përfaqëson Qeverinë.

Kryeziu-Hyseni ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për këtë çështje. ‘Nëse Qeveria aktuale, e cila ka udhëhequr me vendin gjatë pesë vjetëve të fundit, do të kishte qenë e interesuar ta shtynte përpara çështjen e Asociacionit, besoni që tashmë do të kishim folur për raportin e pesë vjetëve të implementimit të Asociacionit dhe nuk do të kishim qenë në situatën se a është ose nuk është.

E dini mjaft mirë cili është qëndrimi i LVV-së për këtë çështje dhe çfarëdo lloj deklarate tjetër që bie në kundërshtim me të, nuk e përfaqëson qëndrimin e Republikës së Kosovës,’ deklaroi Kryeziu-Hyseni në Kanal10.

Nga ana tjetër, ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka shprehur se pas fitores së Listës së Studentëve në Serbi, Qeveria e Kosovës është më e gatshme për Asociacionin. ‘Shiqo, është një obligim si çdo pikë që është brenda marrëveshjeve dhe nuk mund të zhduket, ato janë në tavolinë dhe vetëm varet prej nesh se kur do të veprojmë në atë drejtim.

Konsideroj që Qeveria e Kosovës, ku edhe unë jam pjesë e saj, besoj që është më e gatshme tani, në një moment edhe pothuajse revolucionar apo historik, ku mund ndoshta marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrijnë një nivel pak më ndryshe.

Sipas meje, ky është momenti kur të gjithë ne duhet të japim kontributin dhe të jemi të armatosur me durim, tolerancë dhe bashkëkuptim,’ ka thënë Rashiqi.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -